Klubet e Premier Leagues do të mund t’i bëjnë pesë zëvendësime në secilën ndeshje nga sezoni i ardhshëm, pasi për një gjë të tillë u pajtuan aksionarët e klubeve. Ata dëshirojnë që të ndryshohen rregullat.
Zëvendësimet mund të bëhen në tri periudha të ndryshime brenda lojës, plus në pushimin mes pjesëve, dhe në total në përbërje të skuadrave do të jenë nga nëntë zëvendësues.
Rregulli i pesë zëvendësimeve u aplikua në maj të vitit 2020 për t’ua lehtësuar punën skuadrave pasi shpërtheu pandemia e koronavirusit.
Klubet më pas votuan kundër vazhdimit të këtij rregulli për edicionin 2021/22.
Vetëm në Premier League u kundërshtua ky rregull, sepse disa klube thanë që skuadrat e mëdha kanë avantazh më të madh.