Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cannavaro në bisedime me Evertonin

Foto: Getty Images

Ish-qendërmbrojtësi i Italisë, Fabio Cannavaro është në bisedime me krerët e Evertonit për ta marrë drejtimin e klubit anglez.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet angleze. Bëhet e ditur se Cannavaro është i gatshëm ta zëvendësojë Rafael Benitezin e shkarkuar në postin e trajnerit dhe negociatat pritet të mbyllen me sukses ditëve në vijim. 48-vjeçari është i lirë dhe nëse angazhohet te Evertonit, atëherë do të jetë puna e tij e parë si trajner në Evropë.

Ai së fundi është larguar nga ekipi Guangzhou i Kinës ndërsa ka punuar edhe te Tianjin Quanjian si dhe te Al-Ahli e Al-Nassr. Gjithashtu, Cannavaro për një periudhë gjatë vitit 2019 ka qenë edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Kinës.