Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cannavaro, kandidati kryesor për ta zëvendësuar Mancinin

Ish-kampioni i botës, Fabio Cannavaro është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Roberto Mancinin në postin e përzgjedhësit të Italisë, ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të premten.

Mancini edhe ka kontratë me Federatën e Futbollit të Italisë deri në qershor të vitit 2026, pritet të largohet nga detyra e përzgjedhësit pas eliminimi i italianëve në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botërorin “Katari 2022”.

Mësohet se Mancini, do ta bëjë zyrtare dorëheqjen e tij pas ndeshjes me Turqinë, të cilën Italia e luan të martën e ardhshme për vendin e tretë në plejof.

Cannavaro është i gatshëm për ta zëvendësuar Mancinin dhe pritet të zyrtarizohet muajin tjetër në krye të Italisë.

Ai karrierën e trajnerit e ka nisur në Kinë ku në shtator të vitit të shkuar dha dorëheqje nga skuadra e Guangzhout.

Ai ka pasur negociata edhe me Evertonin, Watfordin dhe Federatën e Futbollit të Polonisë, por që nuk ka arritur marrëveshje. Në rast se Cannavaro bëhet përzgjedhës i Italisë, atëherë drejtor teknik i ekipit do të angazhohet Marcello Lippi.