Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mancini do të mbetet në krye të Italisë

Roberto Mancini pritet të mbetet përzgjedhës i Italisë, pavarësisht dështimit për t’u kualifikuar për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të hënën, se Mancini është i vendosur për ta vazhduar punën tek Italia.

Kampionia në fuqi e Evropës, u mposht 1:0 në Palermo nga Maqedonia e Veriut javën e shkuar në gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Botërorin e këtij viti.

“Kam folur me federatën dhe do të flasim sërish gjatë ditëve në vazhdim. Duhet të fillojmë sërish, por të shohim. Përkundër zhgënjimit të madh, unë jam i kënaqur që puna ime për këto katër vite te Italia është vlerësuar. E dua këtë punë dhe dua të bëjë diçka të rëndësishme”, ka thënë Mancini.

57-vjeçari ka kontratë me Federatën e Futbollit të Italisë deri në verën e vitit 2026.