Luciano Spalletti nuk do të largohet nga Italia edhe pas eliminimit nga “Euro 2024”.
Të dielën presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se Spalletti do të jetë përzgjedhës i Italisë deri në vitin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kemi asgjë për të fshehur, por duhet të vazhdojmë të marrim përgjegjësi. Dje u bë një bisedë e gjatë me trajnerin dhe mendoj se është e paimagjinueshme të zgjidhen problemet duke braktisur një projekt shumëvjeçar. Në qendër të projektit tonë është një trajner që ka qenë këtu për nëntë deri në dhjetë muaj, i cili nuk i ka pasur gjithmonë të gjithë lojtarët në dispozicion”, u shpreh Gravina.
Spalleti u emërua selektor i Italisë në shtator të vitit 2023. Ai ka udhëhequr Italinë në 14 ndeshje, kurse ka arritur shtatë fitore, katër barazime dhe tri humbje.
Italia u ndal në një të tetën e finales në Euro 2024.