Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti i bindur në kualifikimin e Italisë në “Euro 2024”

Spalleti - Itali

Selektori i Italisë, Luciano Spalletti nuk është aspak i frikësuar në lidhje me kualifikimin e ekipit të tij në “Euro 2024”. Ai insiston me bindje të plotë se Italia do të marrë pjesë në turneun e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

Italia të martën mbrëma u mposht nga Anglia 3:1 për t’ia shkaktuar humbjen e parë Spallettit në krye të Italisë. Me këtë humbje, Italia ka rënë në pozitën e tretë në Grupin C me 10 pikë, tri më pak se Ukraina që është e dyta, ndërsa Anglia tashmë është kualifikuar.

Italisë i duhen katër pikë në dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, të cilat i luan muajin tjetër dhe Spalletti beson në sukses. Do të luajë ndeshje direkte me Ukrainën.

“Unë nuk frikësohem aspak pasi besoj se do të jemi në Gjermani”, ka thënë Spalletti.