Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cannavaro mund të marrë drejtimin e skuadrës së njohur spanjolle

Foto: Getty Images

Fabio Cannavaro mund të marrë drejtimin e skuadrës së Espanyolit.

Siç njofton “Sky Sport” të dielën, drejtuesit e klubit spanjoll kanë nisur bisedimet me trajnerin italian dhe janë të gatshëm t’ia besojnë skuadrën për sezonin e ri.

Cannavaro është i papunë që prej largimit nga skuadra GZ Evergrande.

Edhe legjenda italiane është e gatshme të rikthehet në Evropë dhe të marr drejtimin e Espanyolit.

Klubi spanjoll i ka ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.