Premier Leaguen ka vendosur të shtyjë ndeshjen mes Liverpoolit e Leeds Unitedit dhe ndeshjen mes Wolverhamptonit e Watfordit, për shkak të koronavirusit.
Të dyja ndeshjet ishte paraparë të mbaheshin nga ora 13:30 të shtunën, më 26 dhjetor, por janë shtyrë për një datë tjetër, pas kërkesës së Leedsit përkatësisht Watfordit.
Nga Premier League është bërë e ditur se Leeds Unitedi nuk mund të luajë “shkaku i një numri të madh të lojtarëve të prekur nga COVID-19, nga lëndimet apo sëmundjet”.
Po ashtu është mbyllur edhe qendra stërvitore e klubit.
Watfordit i janë shtyrë edhe ndeshjet kundër Burnleyt, Crystal Palacet e Wolverhamptonit për shkak të shpërthimit të rasteve me COVID-19.