Dy ndeshje tjera të Premier Leagues që ishin paraparë të zhvillohen në vikendin që po vjen, janë shtyrë pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II. Ballafaqimi i Chelseat në shtëpi kundër Liverpoolit dhe udhëtimi i Leeds Unitedit te Manchester Unitedi janë anuluar.
Ndeshja tjetër ndërmjet Brightonit dhe Crystal Palaceit është shtyrë për shkak të grevave të punëtorëve hekurudhor.
Ndeshjet tjera të Premier Leagues në datat 16 deri më 18 shtator, do të luhen. Futbolli në Angli nuk u zhvillua këtë vikend për nderë të mbretëreshës.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhen ndeshjet e Premier Leagues pas vdekjes së mbretëreshës
-
Futbolli do të rifillojë në Britani pas pauzës për shkak të vdekjes së Mbretëreshës
-
Shtyhen dy ndeshje tjera në Premier League shkaku i koronavirusit
-
Ndeshje interesante në Premier League
-
Premier League luhet të dielën, të hënën e të martën