Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet dueli i Premier Leagues mes Burnleyt e Leicesterit

Mungesa e lojtarëve te Burnley për shkak të infektimit me koronavirusit dhe lëndimeve ka bërë që ndeshja ndaj Leicesterit në kuadër të Premier Leagues të shtyhet.

Liga ka pranuar kërkesën e Burnleyt që ka thënë se nuk ka mjaftueshëm futbollistë për duelin e së shtunës.

Kjo është ndeshja e 20-të që është shtyrë prej datës 12 dhjetor të vitit të shkuar për shkak të izolimit të lojtarëve.

Deri më tani, Burnley i ka tre ndeshje më pak të zhvilluara se Norwichi që është i fundit në tabelë.