Norwich City ka konfirmuar se ndeshja e Premier Leagues në udhëtim te Leicester City që është paraparë të zhvillohet të shtunën, është shtyrë.Ky vendim është marrë pas rasteve pozitive me koronavirus, si dhe lëndimeve me të cilat po përballen futbollistët e kësaj skuadre.
Bordi i Premier Leagues ka theksuar se e ka pranuar kërkesën e Norwichit, për shkak se ekipi, pjesë e të cilit është edhe Milot Rashica, nuk ka lojtarë të mjaftueshëm për ta zhvilluar ndeshjen.
Në mesin e të lënduarve është dhe vetë Rashica.
Portokolli i Premier Leagues thotë se klubet duhet t’i kenë të paktën 13 lojtarë të gatshëm për lojë, si dhe një portier.
Norwichi pozicionohet në vendin e fundit në tabelë.
Është ndeshja e dytë e Norwichit që shtyhet në këtë edicion. Iu shty edhe takimi në udhëtim te West Ham United më 18 dhjetor.