Ndeshja ndërmjet Aston Villas dhe Burnleyt që është dashur të zhvillohet sot në orën 16:00, është shtyrë vetëm disa orë para nisjes.
Skuadra vendëse ka regjistruar një numër të madh të rasteve pozitive me Covid-19 brenda skuadrës. Takimi mes skuadrave që udhëhiqen nga Steven Gerrard dhe Sean Dyche, është më i freskëti që është shtyrë në Angli, shtet ky që është prekur nga varianti Omicron i koronavirusit.
Vetëm dueli mes Leedsit dhe Arsenalit pritet të zhvillohet në ditën e shtunë.
Artikuj të ngjashëm