Pas Arsenalit edhe Tottenhami është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Manuel Locatelli.
“Daily Mail” bën të ditur se është trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, që po insiston në transferimin e Locatellit.
Tottenhami për kartonin e tij është gati të paguajë mbi 50 milionë euro, pasi po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. Locatelli këtë edicion nuk ka treguar paraqitje të mira te Juventusi dhe ekipi italian është i gatshëm të dëgjojë të gjitha ofertat për të.
24-vjeçari është në vitin e dytë të huazimit te Juventusi nga Sassuolo, ndërsa ekipi nga Torino në fund të këtij sezoni ka opsionin e blerjes së tij për 40 milionë euro. Locatelli ka 11 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat për Juventusin.