Skuadra e Tottenhamit i ka bërë Chelseat ofertë zyrtare për mesfushorin Conor Gallagher, raporton “Sky Sports” të mërkurën. Bëhet e ditur se Tottenhami ka ofruar 50 milionë euro për mesfushorin që tashmë Chelsea e ka nxjerr në shitje.
Gallagher po shihet si përforcim i duhur për mesfushën e Tottenhamit, ndonëse Chelsea për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.
23-vjeçari është produkt i akademisë së Chelseat, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2022. Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka bërë katër asistime.
Artikuj të ngjashëm