Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për Gallagherin

Skuadra e Tottenhamit ka bërë përpjekjen e fundit për të siguruar shërbimet e mesfushorit Conor Gallagher. “Sky Sports” shkruan të martën se Tottenhami i ka ofruar Chelseat 50 milionë euro për 23-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Gallagher po shihet te Tottenhami si përforcim i duhur për mesfushën dhe po insiston ta bindë Chelsean në lirimin e tij.

Mesfushori i Anglisë ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm, ndërsa më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi londinez në fund të këtij edicioni.

Ai në vitin 2022 është promovuar në ekipin e parë të Chelseat dhe 28 ndeshje të luajtura këtë edicion, ka bërë edhe katër asistime.