Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, Connor Gallagher.
“Sky Sports Germany” raporton të martën se Dortmundi tashmë ka nisur kontaktet me ekipin londinez për transferimin e mesfushorit në fund të këtij sezoni.
Gallagher pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit londinez, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro.
Ai para fillimit të këtij sezoni u rikthye te Chelsea pas huazimit te Crystal Palace dhe ka shënuar 2 gola e ka bërë 1 asistim në 38 paraqitje. 23-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm