Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë për Depayn

Tottenhami po insiston në transferimin e Memphis Depayt. Sipas mediave spanjolle klubi anglez tashmë ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për sulmuesin.

Drejtori sportiv i londinezëve, Fabio Paratici, ka bërë përparime për të joshur Depayn për t’u transferuar në verë te klubi londinez.

Barcelona është e gatshme ta shesë holandezin, pasi trajneri Xavi Hernandez nuk llogarit në shërbimet e tij.

Depay iu bashkua katalunasve në verë, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Artikuj të ngjashëm