Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami favorit për të nënshkruar me Depayn

Tottenham Hotspur është favorit për të nënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Mephis Depay.

Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë vendosur ta shesin kartonin e holandezit.

Trajneri Xavi Hernandez nuk llogarit në shërbimet e Depayt, i cili ka kontratë deri në vitin 2023.

Barça ka kërkuar rreth 43 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar sulmuesin, shumë kjo që pritet të paguhet nga Tottenhami.

Klubi anglez do të nis bisedimet me lojtarin për ta bindur të rikthehet në Premier League.

Depay më herët ka luajtur te Manchester Unitedi.