Skuadra e Tottenhamit po insiston në shërbimet e sulmuesit të krahut, Samuel Illing-Junior, ka njoftuar “Sky Sports” të martën.
Ekipi nga Londra pritet së shpejti ta kontaktojë Juventusin në lidhje me 20-vjeçarin, i cili është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Premier League.
Illing-Junior në fund të vitit të shkuar është promovuar në ekipin e parë të Juventusit dhe me skuadrën italiane ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Këtë edicion ai nuk ka pasur hapësirë të madhe, pasi ka regjistruar 4 paraqitje në kampionatin italian, ku e ka bërë edhe një asistim.
Illing-Junior po pëlqehet nga Tottenhami, ekip që është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.