Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Illing-Junior me kontratë të re te Juventusi

Sulmuesi i krahut, Samuel Illing-Junior, pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Juventusit, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.

Mësohet se anglezi ka arritur tashmë marrëveshje me Juventusin dhe gjithçka do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

Me kontratën e re 20-vjeçari do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2028 pasi kontrata aktuale i skadon vitin e ardhshëm.

Illing-Junior është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga të rinjtë e Chelseat, ndërsa vitin e shkuar është promovuar në ekipin e parë.

Këtë edicion ai ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në nëntë paraqitje në kampionatin e Italisë.