Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për holandezin De Vrij

Foto: Reuters

Skuadra e Tottenhamit po insiston në transferimin e mbrojtësit të Interit, Stefan de Vrij, në fund të këtij edicioni.

ESPN ka njoftuar të martën se Tottenhami ka bërë gati ofertën për ta bindur Interin në lirimin e holandezit, që ka kontratë me ekipin italian deri në vitin e ardhshëm. Thuhet se ekipi londinez do të ofrojë mbi 30 milionë euro për De Vrijin, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Antonio Conte.

Te Interi janë të gatshëm ta shesin 30-vjeçarin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës. De Vrij iu bashkua Interit në vitin 2018 nga Lazio, kurse këtë sezon në 35 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol.

Artikuj të ngjashëm