Tottenhami, Newcastle Unitedi dhe Aston Villa janë në garë për shërbimet e mbrojtësit të Interit, Stefan De Vrij, ka njoftuar “Football Insider” të martën. Bëhet e ditur se Interi e ka nxjerrë në shitje holandezin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Për ta lënë të lirë De Vrijin, ekipi italian po kërkon 20 milionë euro. Skuadrat angleze pritet që brenda këtij muaji t’i bëjnë ofertat zyrtare për transferimin e tij, ndonëse favorit po llogaritet Tottenhami për shkak të trajnerit Antonio Conte që ka punuar me De Vrijin.
30-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2019 dhe ka regjistruar 37 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat duke realizuar një gol.
Artikuj të ngjashëm