Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për De Vrij

Tottenhami nuk është dorëzuar për Stefan de Vrij. Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e Interit.

Madje trajneri italian thuhet se e ka kontaktuar personalisht lojtarin për ta bindur të transferohet në Londër.

De Vrij te Tottenhami po shihet si përforcim i madh gjatë verës. Holandezi ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, por nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.

De Vrij është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të Simone Inzaghit

Artikuj të ngjashëm