Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte insiston për De Vrijin

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte po insiston në transferimin e qendërmbrojtësit të Interit, holandezit Stefan de Vrij.

Bëhet e ditur se Conte ka kërkuar nga krerët e klubit që të bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

Conte ka punuar me De Vrijin te Interi dhe e sheh si përforcim të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes te Tottenhami.

De Vrij ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2023 dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi italian. Ai ka 18 ndeshje dhe një gol të shënuar këtë edicion te Interi kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro.