Sport

Newcastle synon De Vrijin

Newcastle Unitedi po synon transferimin e mbrojtësit Stefan de Vrij në afatin kalimtar të janarit, përcjell “SportMediaset” të premten.

Newcastle po përgatit një ofertë simbolike për Interin, pasi holandezi ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Tek Interi nuk janë të gatshëm t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës De Vrijit, i cili po pëlqehet nga Newcastle.

Ekipi anglez pritet të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për 30-vjeçarin, që këtë edicion ka tetë paraqitje për Interin në të gjitha garat.

Holandezi është pjesë e Interit prej vitit 2018, kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa në Itali ka luajtur edhe te Lazio.