Sport

Napoli kërkon De Vrijin

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për mbrojtësin Stefan De Vrij, ka njoftuar të hënën “Gazzetta dello Sport”. Mësohet se Napoli së shpejti do t’i nisë kontaktet me holandezin, i cili pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit.

De Vrij ka refuzuar rinovimin e kontratës me Interin dhe në verë do të mbetet lojtar i lirë.

Te Napoli janë gati t’i ofrojë 31-vjeçarit, kontratë trevjeçare me opsionin e rinovimit për vitin e katërt. De Vrij prej vitit 2018 është pjesë e Interit, ndërsa ka luajtur edhe për Lazion e Feyenoordin. Këtë sezon, ai ka 1 gol në 24 paraqitje në të gjitha garat. Krahas Napolit, situatën e De Vrijit po e monitorojnë edhe Manchester Unitedi, Sevilla e Juventusi