Mbrojtësi Stefan De Vrij nuk do të largohet nga Interi këtë verë, pasi do të mbetet pjesë e ekipit italian edhe për dy edicionet e ardhshme.
“Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se De Vrij tashmë ka arritur marrëveshje me Interin për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji dhe gjithçka do të bëhet zyrtare ditëve në vijim.
Me rinovimin e kontratës, holandezi do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2025.
31-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Lazio si lojtar i lirë dhe me ekipin nga qyteti i Milanos ka fituar pesë trofe, përfshirë një titull kampioni të Italisë.
Edicionin e fundit, De Vrij pati 38 paraqitje për Interin në të gjitha garat, ku kontribuoi edhe me një gol të shënuar.