Mbrojtësi Stefan De Vrij pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin e ardhshëm. “Calciomercato” ka shkruar të enjten se De Vrij ka arritur parimisht marrëveshje me Juventusin, ekip të cilit do t’i bashkohet nga skuadra e Interit.
Te Juventusi, De Vrij do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Interin në verë. Mësohet se 31-vjeçari është pajtuar të firmos kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër me Juventusin.
Ai është pjesë e Interit prej vitit 2018 kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa ka refuzuar rinovimin e kontratës. De Vrij në Itali ka luajtur edhe te Lazio, ndërsa këtë sezon në 21 paraqitje ka shënuar edhe një gol.
Artikuj të ngjashëm