Mbrojtësi Stefan de Vrij nuk do të largohet nga skuadra e Interit në verë kur edhe i skadon kontrata. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të martën se holandezi është në negociata për rinovimin e kontratës dhe marrëveshja mes palëve është afër finalizimit.
Me rinovimin e kontratës, De Vrij do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2025, ndërsa do ta ketë edhe opsionin e vazhdimit deri në vitin 2026. 31-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2018 kur iu bashkua si lojtar i lirë dhe vlerësohet lart nga trajneri Simone Inzaghi.
Këtë edicion, ai ka shënuar një gol në 21 paraqitje në të gjitha garat për Interin.