Stefan de Vrij ka nënshkruar kontratë të re edhe për dy vjet tjera me skuadrën e Interit.
Qendërmbrojtësi do të mbetet tek Interi deri në qershor të vitit 2025.
31-vjeçari holandez ka qenë prej më të mirëve në skuadrën e Simone Inzaghit në edicionin e kaluar.
Ai luajti 2500 minuta nën drejtimin e trajnerit Inzaghi, ndërsa 38 paraqitje i pati në të gjitha garat.
De Vrij do të vazhdojë të arkëtojë rreth 4 milionë euro në sezon.
Ai i ishte bashkuar Interit prej vitit 2018, kur ishte transferuar si futbollist i lirë nga Lazio.
Ka zhvilluar 203 paraqitje në të gjitha garat me Interin, ndërsa ka realizuar nëntë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.
Ka fituar titullin, dy Kupa të Italisë dhe tri Superkupa të Italisë.