Skuadra e Interit ka bërë gati kontratën e re për mbrojtësin Stefan De Vrij, pasi nuk dëshiron që holandezi të largohet si lojtar i lirë në verë kur i skadon kontrata aktuale. “Calciomercato” ka raportuar se këtë muaj, Interi do t’i nisë negociatat me De Vrijin, të cilin po dëshiron ta mbajë në ekip trajneri Simone Inzaghi edhe përtej këtij sezoni.
Me kontratën e re, De Vrij do të mbetej pjesë e Interit deri në vitin 2025, ndërsa paga e tij vjetore do të ishte 3.8 milionë euro.
De Vrij iu bashkua Interit në verën e vitit 2018 si lojtar i lirë dhe këtë sezon ka 18 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol.
Artikuj të ngjashëm