Skuadra e Tottenhamit pritet t’i shpenzojë 70 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për dy përforcime.
Dy përforcimet që Tottenhami po synon t’i transferojë janë nga skuadra e Juventusit. Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte po insiston në mesfushorin Weston McKennie dhe sulmuesin e krahut, Dejan Kulusevski.
Për dy lojtarët, Tottenhami është i gatshëm t’i paguajë Juventusit 70 milionë euro. Si McKennie ashtu edhe Kulusevski nuk kanë bindur këtë edicion me paraqitjet e tyre te Juventusi dhe për këtë arsye pritet të largohen nga ekipi italian muajin tjetër.
McKennie 23-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola në 18 paraqitje. Edhe Kulusevski 21-vjeçar ka kontratë me Juven deri në vitin 2025 kurse ka realizuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 21 ndeshje në të gjitha garat.