Portieri i Përfaqësueses së Shqipërisë, Etrit Berisha do të jetë pjesë e skuadrës nga Serie A, Torinos në sezonin e ri. Mediumet italiane, kanë njoftuar të martën se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen, e cila do të zyrtarizohet deri në fund të kësaj jave.
Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar, por thuhet se Berisha do të firmos kontratë trivjeçare me Torinon, ekip që tashmë ka marrëveshje edhe me SPAL-in për lirimin e Berishës.
Berisha 32-vjeçar sezonin e shkuar, pati 27 paraqitje në Serie B me SPAL-in, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai te kjo skuadër u transferua në vitin 2019 nga Atalanta kurse karrierë në Itali ka bërë edhe te Lazio.