Etrit Berisha mund të mbetet edhe më gjatë pjesë e Torinos, ka raportuar të enjten “Calciomercato”.
Berisha 33-vjeçar së fundi ka zënë vend në portën e Torinos. Berisha te Torino u huazua verën e vitit të kaluar, ndërsa me SPAL-in ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Me Berishën në portë, Torino ka humbur vetëm një ndeshje. Ka shënuar një fitore, ndërsa ka katër barazime.
Dy barazime i ka kundër dy skuadrave të qytetit të Milanos, Milanit dhe Interit. Ndaj këtij të fundit luajti baras 1:1, kurse me Milanin pa gola.
Artikuj të ngjashëm