Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, do ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.
Berisha është pranë kompletimit të transferimit të tij te skuadra elitare e Turqisë, Fatih Karagymruk.
Sajti “Fotomaç” ka shkruar të premten se Berisha ka marrëveshje personale me klubin turk, i cili po negocion me Torinon për lirimin e tij.
Berisha nuk bën pjesë në planet e Torinos dhe gjasat janë të mëdha që prej edicionit të ardhshëm të paraqitet në Turqi.
34-vjeçari është pjesë e Torinos prej vitit 2021, ndërsa edicionin e fundit nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për shkak të probleme me trajnerin Ivan Juriq.
Ai bën karrierë në Itali prej vitit 2013, ndërsa para Torinos, ka qenë edhe pjesë e Atalantas, Lazios e SPAL-it.