Etrit Berisha nuk arriti të gjejë skuadër të re në afatin kalimtar të dimrit.
Portieri i Torinos vazhdon të mbetet zgjedhja e dytë për trajnerin e torinezëve, Ivan Juriq.
Berisha në fakt ishte afër kalimit te Salernitana, por skuadra italiane zgjodhi Guillermo Ochoan.
Portieri i Shqipërisë ende nuk është paraqitur në asnjë minutë në edicionin aktual për skuadrën e Torinos.
Ai ka thënë disa herë para nisjes së edicionit të ri se dëshiron të luajë.
“Kam menduar se do të luajë më shumë në pjesën e parë të sezonit. Do të bëj gjithmonë më të mirën, por nëse nuk kam hapësira, ndoshta në të ardhmen do të shkojë diku tjetër”, kishte thënë Berisha në muajin nëntor.
Edhe
Berisha transferohet në Turqi
Trajneri Juriq, megjithatë, nuk dëshiron që Berisha të largohet nga skuadra.
“Berisha ka pasur paraqitje të mirë kur ka luajtur. Ai ka dëshirë të madhe për të luajtur dhe do ta shikojmë situatën. Nuk dua ta humb atë. Ai ka treguar se ka vlera dhe do të doja të qëndronte, por e di se për portierë është më e vështirë”, është shprehur Juriq, shkruan “toronews.net” të enjten.