Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha pranë kalimit te Salernitana

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha do të largohet nga Torino por jo edhe nga Serie A, ka raportuar “Tuttomercatoëeb” të hënën.

Bëhet e ditur se Berisha në afatin kalimtar të janarit do të transferohet te Salernitana. Thuhet se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe do të bëhet zyrtare në fillim të vitit të ardhshëm. Për kartonin e Berishës, Salernitana është pajtuar t’i paguajë Torinos një milion euro.

Salernitana është në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit dhe Berisha po shihet si përforcim ideal për portën.

Berisha prej vitit të shkuar është pjesë e Torinos, ndërsa këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje zyrtare për ekipin italian. 33-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2024.