Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Empoli prezanton Berishën

Etrit Berisha më në fund ka skuadër të re.

Empoli, që garon në Serie A, ka prezantuar të martën portierin kosovar.

Berisha është transferuar nga Torino, ku kishte periudhë të vështirë së fundi. 34-vjeçari ka luajtur edhe për SPAL-in, Atalantan e Lazion në Serie A. Ishte edhe te Kalmari në Suedi, ndërsa karrierën e ka nisur në 2 Korrik të Prishtinës. Për Shqipërinë, Berisha ka 77 paraqitje deri më tani.