Etrit Berisha pritet të kthehet në Suedi te skuadra e Hackenit, pasi portieri i parë i kësaj skuadre, Andreas Linde, do të mungojë për kohë të gjatë shkaku i lëndimit.
Kështu ka raportuar të enjten “Football Transfers”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë raportuar se Linde do të mungojë prej dy deri në tre muaj për shkak të një lëndimi muskulor.
Berisha është pa klub aktualisht, qëkur u largua nga Empoli në verën e vitit të kaluar.
36-vjeçari karrierën e nisi te 2 Korriku në Prishtinë, ndërsa ka luajtur edhe për Kalmarin në Suedi dhe Atalantan, Lazion, SPAL-in, Torinon e Empolin në elitën italiane të futbollit.
Në Serie A i ka 163 paraqitje.
Berisha për 80 ndeshje e ka mbrojtur edhe portën e Shqipërisë. Ishte pjesë e “kuqezinjve” në dy Kampionate Evropiane, në vitin 2016 dhe 2024.