Sulmuesi i Slovan Bratislavës, Nino Marcelli, ka zbuluar se në klub kanë analizuar në detaje anët e forta de të dobëta të ish-portierit të Shqipërisë, Etrit Berisha.
Slovan Bratislava pret të enjten Haceknin suedez. Ndeshja i takon Ligës së Konferencës. Është ndeshja e fundit e fazës së ligës.
Të dy skuadrat kanë nga tri pikë. Janë pa gjasa për avancim tutje. Por synimi i klubit sllovak është fitorja ndaj Hackenit.
“Në përgatitje për një ndeshje, stafi ynë i trajnerëve na tregon specifikat e një portieri të caktuar, ku janë pikat e forta dhe të dobëta të tij. Unë përpiqem ta kuptoj këtë në mënyrë që të kem shansin më të mirë për të shndërruar rastet e mia në gol. Ne e kemi studiuar portierin e ekipit kundërshtar. E kuptoj këtë portier. Ai ka përvojë, por do të shohim si do të përfundojë përballja”, ka thënë sulmuesi i krahut.
Berisha 36-vjeçar ka luajtur 163 ndeshje në Serie A. Ka edhe 80 ndeshje për Shqipërinë. Tani po luan në Suedi.