Mesfushori Toni Domgjoni vlerësohet si një prej lojtarëve më të mirëve te skuadra e Zuerichut në Zvicër. Falë paraqitjeve të mira në elitën e futbollit zviceran, Domgjoni ka marrë vëmendjen e disa skuadrave të njohura italiane. Por, shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar pritet që shumë shpejtë t’i sigurojë skuadra e Udineses.
Reprezentuesi i të rinjve të Zvicrës po përcillet nga ekipet e Serie A të Italisë që nga muaji nëntor. “Sky Italia” shkruan të mërkurën se Udinese dëshiron ta transferojë atë më së largu në verën e këtij viti. Në fund të këtij edicioni, Domgjoni do të jetë futbollist i lirë.
Edhe skuadra e Beneventos është raportuar se ka shprehur interesim për shqiptarin e talentuar. Domgjoni ka luajtur në 16 ndeshje sivjet, i ka dy gola të shënuar dhe dy asistime.