Në Serie A mund të transferohet edhe një futbollist shqiptar. Mediat italiane kanë njoftuar të premten se Udinese po interesohet për mesfushorin e Zuerichut, Toni Domgjoni. Media të afërta me Udinesen kanë shkruar se kjo skuadër ka vënë kontaktet e para me Zuerichun për transferimin e Domgjonit. Ai ka pasur formë të lartë në vjeshtë, ndërsa me Zuerichun ka kontratë vetëm deri në verë.
22-vjeçari ka realizuar dy gola e dy asistime në 14 paraqitje në Superligën e Zvicrës këtë edicion. Për Domgjonin po interesohet edhe Lazio.
Mediat zvicerane kanë shkruar se Domgjoni është duke biseduar me Zuerichun për vazhdim të kontratës. Pozita e tij në skuadrën startuese të Zuerichut mund të rrezikohet pas ardhjes së Blerim Xhemailit. Ndërkohë Zuerichut i duhet që të luaj Domgjoni, pasi pret të përfitoj disa miliona nga transferimi i tij. Sipas “blick.ch”, Domgjoni do të mbetet te Zuerichu deri në verë. Por interesimi më konkret nga Udinese mund të ndryshojë situatën.
Domgjoni është pjesë e U-21 të Zvicrës.