Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celtic interesohet për Domgjonin

Skuadra skoceze, Celtic ka shprehur interesim që gjatë verës ta transferojë futbollistin shqiptar, Toni Domgjoni, ka raportuar të enjten “thecelticstar.com”.

Domgjoni aktualisht është pjesë e Zuerichut të Zvicrës.

“Domghoni është paraqitur 19 herë këtë sezon dhe ka ndihmuar Zuerichun për të luftuar për kreun e tabelës. Ai do të ishte i mirëpritur për Celticun”, shkruan sajti skocez.

Domgjoni 22-vjeçar është zhvilluar te Zuerichu, skuadër me të cilën ka kontratë deri në verën e këtij viti.

Ai në 19 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë.