Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Domgjoni largohet nga Zuerichu

Mesfushori Toni Domgjoni është larguar nga skuadra e Zuerichut. Ishte ekipi zviceran, ai që të premten nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” ka falënderuar Domgjonin për kontributin e dhënë dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë. Domgjoni do të largohet nga Zuerichu në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë, kur edhe i skadon kontrata.

“Faleminderit për përkushtimin tënd ndaj klubit të qytetit, Toni! Të urojmë fat dhe suksese në karrierën tuajn të mëtejshme në futboll”, ka shkruar Zuerichu.

22-vjeçari këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 33 paraqitje për Zuerichun në të gjitha garat. Domgjoni si futbollist është zhvilluar te Zuerichu kurse pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2018.