Mesfushori shqiptar Toni Domgjoni e ka shënuar golin e tretë në Superligën e Zvicrës. Sidoqoftë, goli që e shënoi në minutën e 76-t, nuk ishte i mjaftueshëm për FC Zuerichun që ta shmangë humbjen e thellë 4:1 nga kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boysi.
Ai hyri si zëevndësues në lojë në minutën e 56-t. Krahas tri golave në 18 ndeshje të elitës së futbollit helvetik, 22-vjeçari ka edhe dy asistime. Te Zuerichu, Fidan Aliti luajti në tërë ndeshjen, ndërsa Blerim Xhemaili u zëvendësua nga Hekuran Kryeziu në minutën e 69-t. Mirlind Kryeziu ishte në stol te Zuerichu. Young Boysi pas xhiros së 18-t është në vendin e parë me 38 pikë dhe e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Zuerichu pas 18 ndeshjeve ka arkëtuar 25 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDomgjoni verkürzt auf 1:4 im Spiel FCZ-YB. pic.twitter.com/PkR03YAgDh
— Zum Runden Leder (@zumrundenleder) February 3, 2021