Toni Domgjoni e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit zviceran këtë edicion. Futbollisti shqiptar që përfaqëson të rinjtë e Zvicrës, shënoi në humbjen 2:1 të Zuerichut në udhëtim te skuadra e Servettes.
Ky ballafaqim i takoi ndeshjes së mbetur të xhiros së gjashtë në Superligën e Zvicrës. Mesfushori 22-vjeçar Domgjoni shënoi në minutën e 74-tërt të duelit pas asistimit të Blaz Kramerit. Për Zuerichun për 90 minuta luajtën edhe futbollistët e Kosovës, Fidan Aliti për 90 minuta, Benjamin Kololli u zëvendësua në minutën e 84-tërt, ndërsa Hekuran Kryeziu u inkuadrua në lojë në minutën e 84-tërt, në vend të Domgjonit. Për ekipin e Servettes, Kastriot Imeri u inkuadrua në lojë në minutën e 64-tërt. Zuerichu në tetë ndeshje ka 11 pikë, shtatë më pak se Young Boysi lider, kurse Servette nga tetë ndeshje ka po aq pikë.