Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zuerichu mund të shkojë në Evropë falë golit të Krasniqit

Bledian Krasniqi

Mesfushori Bledian Krasniqi ka shënuar gol për Zuerichun të mërkurën mbrëma, në fitoren 2:1 të skuadrës së tij ndaj Servettes.

Ndeshja i takoi xhiros së 36-të të Superligës së Zvicrës, por pati rëndësi të madhe.

Krasniqi e shënoi golin e fitores në minutën e 70-të.

Ai doli në pozitë përballë portierit kundërshtar dhe ishte i pagabueshëm për 2:1.

Me golin e Krasniqit që ishte i gjashti i edicionit aktual krahas edhe dy asistimeve, Zuerichu mund t’i sigurojë garat evropiane në edicionin e ardhshëm.

Edhe Krasniqi shënon gol në fitoren e Zurichut Futboll Krasniqi shënon gol në fitoren e Zurichut

Zuerichu është i pesti me 54 pikë, aq sa ka edhe St. Galleni në vendin e katërt, me një ndeshje më pak të luajtur.

Vendi i katërt i pestë dërgojnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Servette në vendin e tretë ka 61 pikë.

Deri në fund të kampionatit elitar të Zvicrës kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.

Edhe Krasniqi vazhdon me gola në Zvicër Futboll Krasniqi vazhdon me gola në Zvicër

Krasniqi në mesfushë e Mirlind Kryeziu në qendër të mbrojtjes e kompletuan ndeshjen.

Minuta te vendësit pati edhe Lindrit Kamberi, që u inkuadrua në minutën e 78-të.