Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër gol i Krasniqit për Zuerichun

Mesfushori 22-vjeçar, Bledian Krasniqi, ka shënuar gol në ndeshjen e dytë rresht për Zuerichun. Pasi realizoi ndaj Grasshopperit, Krasniqi të mërkurën gjeti rrugën drejt portës në ndeshjen ndaj Lausannes.

Ndeshja e xhiros së 21-të të Superligës së Zvicrës përfundoi 2:2. Krasniqi shënoi golin e parë për Zuerichun në minutën e 47-të.

Krasniqi e Lindrit Kamberi startuan te Zuerichu.

Zuerichu është i katërti me 33 pikë.

Krasniqi ka katër gola këtë edicion.