Tre reprezentuesit e Kosovës, Fidan Aliti, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli kanë startuar te Zuerichu të dielën. Por ata kanë përjetuar një humbje të thellë. Në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Zvicrës në futboll, Zuerichu humbi 4:0 në udhëtim nga Young Boysi.
Aliti, Kryeziu dhe Toni Domgjoni kompletuan ndeshjen te Zuerichu. Kololli u zëvendësua në minutën e 70-të.
Young Boysi udhëheq me 57 pikë dhe është në rrugën e duhur për të fituar titullin e kampionit. Zuerichu është i gjashti me 33 pikë.