Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Kololli ndahet zyrtarisht me Zuerichun

Zuerichu më nuk është “bazë” e madhe e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Klubi i njohur zviceran të enjten njoftoi se nuk do të vazhdohen kontrata me dy reprezentuesit e Kosovës, Hekuran Kryeziun dhe Benjamin Kolollin.

Ky vendim është pjesë e planeve të skuadrës për të ardhmen. Kololli te Zuerichu ishte prej verës së vitit 2018. 29-vjeçari ka luajtur 92 ndeshje garuese për Zuerichun, duke realizuar 26 gola dhe duke asistuar 19 herë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kololli më herët ka luajtur për Sionin, Le Montin, Bielin, Young Boysin dhe Lausannen. Edhe Hekuran Kryeziu te Zuerichu ishte prej verës së vitit 2018.

Ka luajtur gjithsej 77 ndeshje garuese. Te Zuerichu megjithatë mbesin shumë shqiptarë, duke përfshirë reprezentuesin e Kosovës, Fidan Aliti.

 

Eine Auswahl der besten Szenen von Benjamin Kololli im Trikot des Stadtclubs gibts im Video. ?️

Posted by FC Zürich on Thursday, June 3, 2021